AMSTERDAM – GIETHORN — ROTERDAM — HAGE — BRUKSEL 🔸 4 Dite (3 Netë) 🔸 Nisje 9 Tetor / 23 Tetor / 28 Nentor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔸Amsterdam
🔸Roterdam
🔸Hagë
🔸Giethorn
🔸Zaanse Schans
🔸Eindhoven

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
TETOR 2024
Nisje 9 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 9 tetor 06:15 nga Tirana (mberritja ne 09:05 ne Bruksel) – Kthimi 12 tetor 20:25 nga Brukseli (mberritja 22:25 ne Tirane)

Nisje 23 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 tetor 06:15  nga Tirana (mberritja ne 09:05 ne Bruksel) – Kthimi 26 tetor 20:25 nga Brukseli (mberritja 22:25 ne Tirane)

👇👇👇
NENTOR 2024

Nisje 28 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 28 nentor 09:55 nga Tirana (mberritja ne 12:40 ne Bruksel) – Kthimi 1 dhjetor 16:40 nga Brukseli (mberritja 19:10 ne Tirane)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET

Akomodimi për 3 netë në hotel me 3 ose 4 Yje në Amsterdam

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1 : HAGE – ROTERDAM

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bruksel. (2 orë : 20 min)
Pas procedurave të check in ndalesë për të vizituar qendrën e Eindhoven. Pas vizitës nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes.
Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven.
Pas vizites së Roterdamit vazhdimi udhetimit per ne Amsterdam.
Akomodimi ne hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit.
Fjetia në Amsterdam.

 

Dita 2: AMSTERDAM

Mëngjesi në Hotel.
Në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit.
Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna.
Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e tyre të shek 16 dhe 17.
Pas viziave kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetia në Amsterdam.

 

Dita 3: ZAANSE SCHAN – GIETHORN

Mëngjesi në Hotel.
Transfertë në fshatin turistik Zaanse Schan, për të shijuar peisazhet unikale me mullijtë e erës, te një ndër atraksionet turistike më të vizituar të Amsterdamit.
Pas vizitës në Zaanse Schans, udhëtojmë drejt një tjetër lokacioni magjepsës ts Hollandës, si Giethorn, i njohur edhe si “Venecia e Veriut”, pasi Giethorn është i aksesueshëm plotësisht vetëm nëpërmjet varkave dhe Gondolave.
Vizitë në Giethorn. Opsionale shëtitje me varka turistike.
Pas vizitës në Giethorn kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetia në Amsterdam.

 

Dita 4: BRUKSEL

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Brukselit.
Vizitë panoramike e qendrës së qytetit ku vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Manneken Pis. Konsumimi i drekës në Bruksel dhe mundësi për të provuar cokollatat e famshme belge.
Pasdite Transferta për në aeroportin e Brukselit për fluturimin direkt Bruksel – Tiranë. (2 orë : 30 min)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bruksel – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 3 Yje ose 4 Yje për 3 netë në Amsterdam
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 30cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

1. Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet në çmim
2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4. Taksat e qyteteve  e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-

POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës

Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-

DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit me shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të sugjeruara
FIRENCE - BOLONJA 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 18 Tetor / 25 Tetor / 1 Nentor / 8 Nentor / 15 Nentor / 22 Nentor / 28 Nentor / 29 Nentor / 30 Nentor
Shiko Detaje
BARCELONË 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 6 Nentor / 20 Nentor / 26 Nentor
Shiko Detaje
RIVIERA FRANCEZE (Marsejë -Saint Tropez - Cannes - Nice) 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 21 Tetor
Shiko Detaje
BUKURESHT 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 18 Tetor / 25 Tetor
Shiko Detaje
SICILI (Catania - Messina - Taormina) 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 13 Tetor / 20 Tetor / 27 Tetor
Shiko Detaje
ROMË – VATIKAN 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 20 Tetor / 27 Tetor / 2 Nentor / 16 Nentor / 23 Nentor / 30 Nentor
Shiko Detaje