VITI I RI ne LIQENI KOMO – MILANO – LUGANO 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹Liqeni Komo
🔹Cernobbio
🔹Bellagio
🔹Komo
🔸Lugano
🔸Milano

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
MUAJI DHJETOR 2024
Nisje 23 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 dhjetor 07:10 (mberritja ne 09:20 ne Milano) – Kthimi 25 dhjetor 22:55 (mberritja 00:20 ne Tirane)

Nisje 31 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 449€
Oraret e Fluturimi: Nisja 31 dhjetor 07:10 (mberritja ne 09:20 ne Milano) – Kthimi 2 Janar 22:55 (mberritja 00:20 ne Tirane)
👇👇👇
JANAR 2025
Nisje 2 Janar — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: Nisja 3 Janar 07:10 (mberritja ne 09:20 ne Milano) – Kthimi 5 Janar 22:55 (mberritja 00:20 ne Tirane)
⭐⭐⭐⭐
HOTELET

Akomodimi në Hotel 4 Yje në Milano për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: LUGANO

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Milano. (1 orë e 40 min)
Pas mbërritjes në Malpensa udhëtojmë me autobuz për në Lugano, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj.
Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit.
Kthimi ne hotel dhe Mbrëmje e lirë.
Fjetia ne Milano

Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Milanos, nën magjinë e spektaklit të dritave.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

 

Dita 2: LIQENI KOMO (Komo – Bellagio – Cernobbio)

Mëngjesi në Hotel.
Nisje me autobuz për në Liqenin Komo, i njohur lokalisht si Lago di Como ose Lario, është liqeni i tretë më i madh italian. I vendosur në rrëzë të Alpeve, Liqeni Komo ofron disa nga peizazhet më romantike dhe piktoreske në Itali.
Forma e tij karakteristike e përmbysur-Y vjen nga shkrirja e akullnajave e kombinuar me veprimin gërryes të lumit Adda. Kjo çoi në formimin e dy degëve jugore që kulmojnë në qytetet Komo dhe Lecco, në mes të të cilave shtrihet Bellagio e famshme : ku Komo dhe Bellagio jane 2 destinationet kryesore të cilat janë edhe itinerari i turit tonë.
Pas mbërritjes në Liqenin e Komos, do të vizitojmë qytetin kryesor të Liqenit,  qyteti i Komos, i cili të magjeps me përzierjen e tij të përsosur të kulturës, arkitekturës dhe bukurisë natyrore. Qendra e qytetit, atraksionet kryesore turistike dhe bulevardi buzë liqenit janë distancë shumë të afërt nga njëri – tjetrit
Muret mesjetare të Komos si edhe rrugicat me sheshe magjepsës janë lokacioni i restoranteve dhe dyqaneve tradicionale, tregjeve që shesin prodhime vendase, dhe i Katedrales së Komos.
Në zonën buzë liqenit, ku ndodhet skela, mund të vizitoni tempullin e Alessandro Volta dhe parkun e madh që rrethon Villa Olmo neoklasike, dhe në bregun përballë, ju mund të merrni edhe  teleferikut për në Brunate.

*Opsionale*
Në liqenin Komo eksperiencë për të mos u humbur është të vizitoni brigjet e liqenit dhe 2 qytete përrallore si Cernobbio dhe Bellagio. Lundrimi kushton rreth 20 euro personi vajtie (bileta paguhet ne vend) ku anija ndalon ne te tre destinacionet. Sigurisht qe vizitat do te realizohen ne shoqerine e guides.
1. Ndalesa e pare do te jete ne Cernobbio i cili është gjithashtu shtëpia e disa prej vilave më të famshme të liqenit Como, duke përfshirë Villa d’Este, një pikë referimi vjetore për Kombet e Botës që takohen në Forumin Ambrosetti. Gjithashtu, për të mos humbur janë Villa Pizzo dhe Villa Bernasconi me veçoritë e tyre të veçanta magjepsëse, ose Vila Erba piktoreske gjatë stines se pranveres.
2. Pas vizitës në Cernobbio vazhdojme me anije drejt Bellagio, një perlë e liqenit Komo, qytetit të mahnit me qendrën e tij të gjallë, plot me dyqane tipike dhe rrugica shumëngjyrëshe në stilin e vërtetë italian. Në Bellagio eksplorojmë Parkun e Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi, dhe më pas shëtisim nëpër fshatrat simpatikë të Pescallo dhe San Giovanni, secili të ofron një paraqitje të ndryshëm në hijeshinë autentike të Bellagio-s.
Ndalesa e radhës në Punta Spartivento për të shijuar pamjet mahnitëse të tre degëve të liqenit të Komos dhe qyteteve të zonës qendrore (si Varenna, e cila mund të arrihet në 15-20 minuta me varkë).
Pas vizites se Bellagio kthimi me autobuz ne Milano .
Akomodimi ne hotel dhe mbremje e lire.

 

Dita 3: MILANO

Mengjesi ne hotel.
Pas mëngjesit vizitë e qendrës së Milanos si : Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala.
Kohë e lirë më pas për shopping në qytetin e modes.
Ne mbrëmje transferta për në aeroportin e Malpenses, Milano.
Pas procedurave doganore, nisja nga Milano me fluturimi direkt Milano – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Milano – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Milano
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasat 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.

Në çmim nuk përfshihet

a. Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
b. Drekat dhe Darkat
c. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
d. Taksa lokale 5 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

SHENIM:
Per udhetimin e dates 23 Dhjetor, ne diten e pare do te behet vizite e Milanos, ndersa ne diten e trete do te vizitohet Lugano.

Të sugjeruara
VITI I RI ne LIQENI KOMO – MILANO – LUGANO 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje
VITI I RI ne PRAGE 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 3 Janar
Shiko Detaje
FESTAT ne SELANIK (Santa Wellnes Hotel 5 Yje & Darka Gala) 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 31 Dhjetor
Shiko Detaje
VITI I RI ne ZVICER 🎅 4 Ditë (3 Netë) 🎅 Nisje 24 Dhjetor / 30 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje
VITI I RI ne BARCELONE 🎅 4 Ditë (3 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 30 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje
VITI I RI ne VENECIA – VERONA 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje