VENECIA – VERONA 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 1, 10, 15, 22 Maj

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹Venecia
🔸 Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës
🔸Bazilika e Shën Markut
🔸Kulla e Orës
🔸Kampanilja e Shën Markut
🔸Ura Rialto
🔸Shëtitje me gondola

🔹🔹Verona
🔸 Arena Romake
🔸Ballkonin e Romeos dhe Xhuliet

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

👇👇👇
MAJ 2025

Nisje 1 Maj — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 239€
Oraret e Fluturimit: Nisja 1 Maj 09:10 nga Tirana (mberritja ne 10:45 ne Trevizo) – Kthimi 2 Maj 17:55 nga Trevizo (mberritja 19:25 ne Tirane)

Nisje 10 Maj — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 269€
Oraret e Fluturimit: Nisja 10 Maj 09:10 nga Tirana (mberritja ne 10:45 ne Trevizo) – Kthimi 11 Maj 17:55 nga Trevizo (mberritja 19:25 ne Tirane)


Nisje 15 Maj — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 239€
Oraret e Fluturimit: Nisja 15 Maj 09:50 nga Tirana (mberritja ne 11:25 ne Trevizo) – Kthimi 16 Maj 17:15 nga Trevizo (mberritja 18:45 ne Tirane)

Nisje 22 Maj — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 239€
Oraret e Fluturimit: Nisja 22 Maj 09:10 nga Tirana (mberritja ne 11:25 ne Trevizo) – Kthimi 23 Maj 17:15 nga Trevizo (mberritja 18:45 ne Tirane)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Vicenza për 1 natë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: VERONA

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Trevizo.  (1 orë : 40 minuta)
Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
Pas vizites ne Verona kthimi ne Vicenza dhe akomodimi ne hotel 4 Yje.

 

Dita 2: VENECIA

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do të marim tramvajin për të hyrë në Venecia. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shëtitje me gondola në Venecia.
Gjatë këtij shetitjes me gondola kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga brigjet më interesante të Venecias.
Vizita fillon në ishullin e Muranos, popullsia e të cilit dallohet për punime artizanale, kryesisht për përpunimin e xhamit. Shëtitja më pas vazhdon në brigjet e Venecias, duke u shndërruar në një kujtim të paharrueshëm gjatë kohës së qëndrimit në këtë qytet.
*Pas vizites ne Venecia nisja nisja për në aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo  në Tiranë.  (1 orë : 30 minuta)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Trevizo – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 1 natë në Vicenza
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

.

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darka
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 5 euro personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
d. Tramvaji per hyrjen ne Venecia 5 eur personi (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
PLAZH NË PETROVAC - BUDVA (Hotel Riviera Petrovac 4 Yje, Full Board) 🔹 7 Ditë (6 Netë) ➡ Nisje 🔸 16, 23, 30, Qershor 🔸 7, 14, 21, 28, Korrik 🔸 4, 11, 18, 25, Gusht
Shiko Detaje
BUDVA – KOTOR & Plazh ne PETROVAC (Mengjes + Dreke + Darke) 🔹 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 23 Maj 🔸 6, 13, 20, 27 Qershor 🔸 4, 11, 18, 25 Korrik 🔸 1, 8, 15, 22, 29 Gusht
Shiko Detaje
KAPRI – AMALFI – POSITANO – SORRENTO - SALERNO🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 24 Prill / 8, 15 Maj
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 5 Dite (4 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 24, 28 Qershor / 2, 6, 10, 14, 18, 22, 26, 30 Korrik / 3, 7, 11, 15, 19, 23, 27, 31 Gusht / 4, 8, 12 Shtator
Shiko Detaje
PLAZH NË HALKIDIKI (Coral Blue Beach Hotel 3 Yje Superior, All Inclusive) -- 7 Dite (6 Nete) ➡ Nisje 🔸 16, 22, 28, Qershor 🔹 4, 10, 16, 22, 28, Korrik 🔸 3, 9, 15, 21, 27, Gusht 🔹 2, 8, Shtator
Shiko Detaje
ALBEROBELLO – BARI (Darke Festive me DJ) 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 7 Mars / 8 Mars
Shiko Detaje