VIZITOJMË
Venecia
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës
Bazilika e Shën Markut
Kulla e Orës
Kampanilja e Shën Markut
Ura Rialto
Shëtitje me gondola
Verona
Arena Romake
Ballkonin e Romeos dhe Xhuliet
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
MUAJI DHJETOR 2024
Nisje 23 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 dhjetor 06:50 (mberritja ne 08:35 ne Trevizo) – Kthimi 25 dhjetor 19:05 (mberritja 20:35 ne Tirane)
–
Nisje 31 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 449€
Oraret e Fluturimi: Nisja 31 dhjetor 06:10 (mberritja ne 08:35 ne Trevizo) – Kthimi 2 janar 19:05 (mberritja 20:35 ne Tirane)
—
JANAR 2025
Nisje 2 Janar — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: : Nisja 2 janar 06:10 (mberritja ne 08:35 ne Trevizo) – Kthimi 4 janar 19:05 (mberritja 20:35 ne Tirane)
—
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Vicenza për 2 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: VERONA
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Trevizo. (1 orë : 40 minuta)
Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
Pas vizites ne Verona akomodimi dhe fjetia ne hotel.
—
Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Vicenzës, nën magjinë e spektaklit të dritave.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.
Dita 2: VENECIA
Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do të marim anije për të hyrë në Venecia. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shëtitje me gondola në Venecia.
Gjatë këtij shetitjes me gondola kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga brigjet më interesante të Venecias.
Vizita fillon në ishullin e Muranos, popullsia e të cilit dallohet për punime artizanale, kryesisht për përpunimin e xhamit. Shëtitja më pas vazhdon në brigjet e Venecias, duke u shndërruar në një kujtim të paharrueshëm gjatë kohës së qëndrimit në këtë qytet.
Kthimi në mbrëmje dhe akomodimi në hotel
Dita 3: VENECIA OUTLET VILLAGE
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit shopping në qendrën tregtare Venezia Outlet Village.
Nisja për në aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo në Tiranë. (1 orë : 30 minuta)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Trevizo – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Vicenza
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Bileta e tragetit per në Venecia diten e dyte
9. Taksa e re e hyrjes në Venecia diten e dyte
Në çmim nuk përfshihet
a) Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c) Taksa lokale 5 euro personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.