ROMË – VATIKAN – FIRENCE – TOSKANA –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJME
🔹Roma e Lashtë
🔸Roma e Shenjtë
🔹Firence
🔸Toskana
🔹Pisa

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
FESTAT E NËNTORIT

Nisje 26 Nëntor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 439€

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1 : Roma e Shenjtë

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana në orën 06:15 dhe mbërritja në aeroportin e Fiumicino në orën 07:50.

Pas mbërritjes do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë.

Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës.
Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës.
Akomodimi në hotel.  Fjetia në Romë.

 

DITA 2: Roma e Lashtë

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë. 

Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, lufterash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.

 

DITA 3: Firence

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja për Firenze. Akomodimi në hotel dhe më pas vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti.
Fjetia në Firence

 

DITA 4: Toskana – Piza

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit do të realizojmë një shetitje panoramike në Toskanë, e cila dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen.
Pas vizitës së Toskanës udhëtojmë për në Pisa.
Vizitë në qendër të Pisas dhe monumentit simbol, kulla e Pizes.
Transferta në aeroportin e Pisas pasdite. Nisja në orën 18:05 nga Pisa dhe mbërritja në orën 19:45 në Tiranë

Në çmim përfshihet

1) Bileta avionit Tiranë – Rome dhe Pisa – Tiranë
2) Shë titjet me autobuz në atraksionet turistike të qyteteve
3) Akomodimi për 2 netë në hotel në Romë dhe 1 natë në Firence
4) Mëngjeset në hotel
5) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
6) Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri ne 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

1) Drekat dhe Darkat gjate udhëtimit
2) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
3) Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shenime:

►Duhet të dini se:
👇👇👇

——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit me shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe jane pergjegjesi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
DUBROVNIK – CAVTAT — (All Inclusive) –– 2 Ditë (1 Netë) ➡ Nisje 30 Shtator / 7 Tetor / 14 Tetor / 21 Tetor / 28 Tetor
Paketa me e kerkuar e stines: Dubrovnik magjik nje nje super resort All Inclusive
Shiko Detaje
VARSHAVE – KRAKOV – BERLIN — 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Tur në Europën lindore, nga Berlini në Varshavë...
Shiko Detaje
ROMË – VATIKAN - FIRENCE - TOSKANA –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Nga madhështia e Koloseut tek magjia e Mikelangelos në kishat e Vatikanit.... dhe peisazhet piktoreske te Toskanës
Shiko Detaje
SARAJEVE (Feste me Muzike Live) –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 13 Tetor / 24 Nentor / 27 Nentor / 24 Dhjetor
Vizite ne 4 destinacione: Sarajeve, Mostar, Medjugore, Ujverat e Kravices.
Shiko Detaje
ZVICER – Alpet TITLIS –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 19 Shtator / 26 Nentor / 24 Dhjetor
Vlerësime nga grupet e mëpërparshme: "Ky është një udhetim mbresëlënës, peisazhet të skaliten në kujtesë "
Shiko Detaje
DUBROVNIK - CAVTAT - KOTOR -- (All Inclusive) –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 29 Shtator / 6 Tetor / 13 Tetor
Paketa me e kerkuar e stines: Dubrovnik magjik nje nje super resort All Inclusive
Shiko Detaje