VIZITOJMË
Roma e Lashtë
Roma e Shenjtë
Napoli
QERSHOR 2025
Nisje 21 Qershor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 21 Qershor 08:00 nga Tirana (mberritja ne 09:25 ne Rome) – Kthimi 23 Qershor 19:35 nga Napoli (mberritja 20:50 ne Tirane)
–
Nisje 28 Qershor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 28 Qershor 08:00 nga Tirana (mberritja ne 09:25 ne Rome) – Kthimi 30 Qershor 19:35 nga Napoli (mberritja 20:50 ne Tirane)
KORRIK 2025
Nisje 5 Korrik — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 5 Korrik 08:00 nga Tirana (mberritja ne 09:25 ne Rome) – Kthimi 7 Korrik 22:55 nga Rome (mberritja 00:30 ne Tirane)
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Rome për 1 natë dhe hotel 3 Yje ose 4 Yje në Napoli për 1 natë
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1 : Roma e Shenjtë
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Fluturimi direkt Tiranë – Romë (1 orë : 20 minuta)
Pas mbërritjes do të fillojmë turin : Roma e Lashtë.
Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.
Mbrëmje e lirë për të shjuar jëten e natës dhe gatimet tradicionale në tavernat e Romës.
DITA 2: Roma e Lashtë

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Shenjtë.
Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan nisja për në Napoli
Ndalesa rrugës për pushim
Mberritja në Napoli pasdite dhe akomodimi në hotel
Mbrëmje e lirë në Napoli.
DITA 3: Napoli
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit vizitë e Napolit në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
Kohë e lirë për të shijuar drekën në piceritë tradicionale Napolitane, një eksperience e shijimit të ushqimit pë r tu mos u humbur.
Transferta në aeroportin e Napolit pasdite.
Nisja nga Roma me fluturimi direkt Napoli – Tiranë (1 orë : 15 minuta)
Në çmim përfshihet
1) Bileta avionit Tiranë – Rome dhe Napoli – Tiranë
2) Shëtitjet me autobuz në atraksionet turistike të qyteteve
3) Akomodimi për 1 natë në hotel në Romë dhe 1 natë në Napoli
4) Mëngjeset në hotel
5) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
6) Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri ne 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
1) Drekat dhe Darkat gjate udhëtimit
2) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
3) Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————