Hotel MONTENEGRINA 4 Yje eshte i vendosur ne zonen e Rafailovic, Budva dhe ofron sherbimin All Inclusive!
- 2 – 19 Qershor
Cmimi per te rritur 76€/nata personi
Foshnje 0 – 1.99vj falas
Femije 2 – 11.99 paguan 50%
- 20 Qershor – 9 Korrik
Cmimi per te rritur 88€/nata personi
Foshnje 0 – 1.99vj falas
Femije 2 – 11.99 paguan 50%
- 10 Korrik – 25 Gusht
Cmimi per te rritur 109€/nata personi
Foshnje 0 – 1.99vj falas
Femije 2 – 11.99 paguan 50%
- 26 Gusht – 10 Shtator
Cmimi per te rritur 88€/nata personi
Foshnje 0 – 1.99vj falas
Femije 2 – 11.99 paguan 50%
Për më tepër informacione na vizitoni në zyrën tonë në Tiranë
Për destinacione të tjera më fantastike shfletoni galerinë e produkteve këtu
PROGRAMI I DETAJUAR
PERSHKRIMI HOTELIT
I vendosur në Budva, ne nje nga bregdetet me te famshem te Mali Zi si Becici, 100 m nga plazhi Rafailovici, në Montenegrina Hotel & SPA All-gjatë qëndrimit mund të shijoni shërbimin All Inclusive në restoratin kryesor të hotelit (mëngjes + drekë + darkë), dhe pije pa limit ne barin e hotelit.
Dhomat jane te kompletuar me një banjo private, kondicioner, TV me ekran të sheshtë me kablor dhe ballkon me pamje nga pishina kryesisht dhe WiFi falas. Hoteli posedon gjithashtu një qendër spa dhe një klub për fëmijë.
Plazhe te tjera te njohura afer hoteli jane palzhet si Becici i cili është 300 m nga hoteli, ndërsa plazhi i Kamenovës është 700 m nga prona.
Në gjirin pranë hotelit ofrohen edhe sporte ujore si jet-ski, paraglading, flyboard, banana ride, shetitje me motoskaf, etj … ndërsa ofrohet edhe shërbimi me qera i makinave, motorëve dhe biçikletave.
Pasditet tuaj nuk do te jene kurre njesoj, pasi ndodheni ne Budva, ku gjate sezonit veror organizohet koncerte te ndryshme dhe clubet me te njohura te qytetit kane gjithmone DJ te ndryshem te ftuar per party.
Gjithashtu pak km me tutje mund te vizitoni Plazhin e ishullit Hawai (vajtie – ardhje behet behet cdo 30 minuta nga porti i Budvas dhe kushton 4-5€).
TRANSFERTA OPSIONALE
Mund te shtoni edhe sherbimin e transportit, me nisje te garantuar 4 dite te javes: E Hene, E Merkure, E Shtune, E Diele.
TIRANA: Nisje ora 6:00 nga Sheshi Piazza mbrapa Muzeut Kombetar — cmimi 20€
DURRES: Nisje ora 5:00 nga Pallati Sportit — cmimi 20€
SHKODER: Nisje ora 7:30 nga ura Bunes (karburant Luani) — cmimi 20€
.
EKSKURSIONET
Gjate qendrimit tuaj ne hotel, stafi i agjensise do te organizoje eskursione te ndryshme, duke mundesuar jo vetem qendrimin ne plazh por vizita dhe shetitje ne Kotor, Porto Montenegro, Dubrovnik dhe lundrimi me varka ne gjirin e Kotorit.
➤ DUBROVNIK: cdo dite marte dhe dite te premte (Cmimi person 40€ transferta me autobuz + guida)
Ne mengjes ne shoqerine e guides nisemi nga hoteli drejt Dubrovnikut (2 ore larg)
Ne shoqerine e guides do te viziojme qytetin e mrekullueshem te Dubrovnikut, i cili cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza (emri i vjeter i Dubrovnikut) ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Kthimi ne hotel pasdite
➤ KOTOR – PORTO MONTENEGRO: cdo dite te merkure dhe dite te shtune (Cmimi person 20€ transferta me autobuz + guida)
Pas drekes ores 14:00 nisemi per te vizituar qytetin e Kotorit. Ne shoqerine e guides vizitojme kalane trekendore te Kotorit, duke pershkruar qytetin e vjeter ne rrugicat e gurta. Do te shikojme shtepi te ndryshme ne brendesi te kalase me stema familjesh feduale te gdhendura ne portat e shtepive, dhe katedralen e bukur te Kotorit. Shetijta ne qytetin e vjeter mund te vazhdoje duke ecur mbi muret e kalase, ose duke u ngjitur ne shtegun e vjeter qe te drejton ne majen e Kalase ku ndodhet citadela, pallati mbreteror i sundueseve te Kotorit (ku nder to permendin edhe mbretereshen Teuta). Pas vizites ne Kotor udhetojme drejt Porto Montenegros. Vizite e portit me lluksoz ne Malin e Zi dhe te jahteve te shumta te ankoruara.
Kthimi ne hotel pasdite
Në çmim përfshihet
1) Akomodimi në Hotel Montenegrina 4 Yje , vija e dyte e plazhit
2) Shërbimi All Inclusive në hotel (mengjes + dreke + darke + pijet pa limit).
3) Spa e hotelit (sauna, hamam).
4) Asistenca nga stafi i agjensisë gjatë qëndrimit në hotel.
5) Perdorimi i pishines verore dhe shezllonet e pishines
Në çmim nuk përfshihet
a) Transferta në hotel sipas qyteteve përkatëse.
b) Taksa lokale 1.30€ nata/person paguhet ne recepsion nga klienti ne momentin e check in.
c) shezllonet e plazhit
Shenime:
►Duhet të dini se:
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identitetit me vlefshmëri minimumi 3 muaj.
➤Per tu bere pjesemares ne eskursionin e Dubrovnik, ju nevojitet pasaporte me vlefshmëri minimumi 6 muaj.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç e përfiton paketën me 50% zbritje për akomodim me 2 të rritur në dhomë.
——————————————————
INFORMACIONE
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
►Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
——————————————————