VIZITOJMË
Plazh ne Petrovac
Budva
Kotor
Nisje 17 Maj — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 79€
Nisje 24 Maj — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 79€
Nisje 7 Qershor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 89€
Nisje 14 Qershor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 89€
Nisje 22 Qershor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi €99
Nisje 29 Qershor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi €99
Nisje 6 Korrik — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 109€
Nisje 13 Korrik — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 109€
Nisje 20 Korrik — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi €109
Nisje 27 Korrik — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi €109
Nisje 3 Gusht — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 109€
Nisje 10 Gusht — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 109€
Nisje 17 Gusht — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi €109
Nisje 24 Gusht — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi €109
Nisje 31 Gusht — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi €109
HOTELI
Akomodimi në Hotel Riviera Petrovac 4 Yje (Mengjes + Dreke + Darke)
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: PLAZH NE PETROVAC
-Nisja nga Tirana në orën 6:00.
-Nisja nga Durresi në orën 5:00.
-Nisja nga Shkodra në orën 7:30
në drejtim të Malit te Zi duke kaluar nga pika kufitare e Muriqanit.
Ndalesë për kafen e mëngjesit pak km pasi të kalojmë doganën dhe më pas vazhdimi udhëtimit për në Petrovac, në qytezen bregdetare të Malit te Zi.
Akomodimi në hotel Riviera Petrovac 4 Yje dhe kohë e lirë për plazh.
Dreka dhe Darka në restorantin e hotelit.
I poziciuar ne vijen e pare te plazhit dhe ne bulevardin kryesore te Petrovacit, mbremja gjate qendrimit ne hotel do te mund te shijohen edhe duke shetitur ne bulevardit kryesore buze detit te Petrovacit
Dita 2: KOTOR – BUDVA

*Pas mengjesit ne hotel dhe shijimit te kafe buze detit, udhetojme drejt Kotorit nje nder qytetet me te bukur te Malit te Zi , pjese e trashegimisë kulturore te UNESCO-S.
Ne shoqerine e guides vizitojme kalane trekendore te Kotorit, duke pershkruar qytetin e vjeter ne rrugicat e gurta. Do te shikojme shtepi te ndryshme ne brendesi te kalase me stema familjesh feduale te gdhendura ne portat e shtepive, dhe katedralen e bukur te Kotorit. Shetijta ne qytetin e vjeter mund te vazhdoje duke ecur mbi muret e kalase, ose duke u ngjitur ne shtegun e vjeter qe te drejton ne majen e Kalase ku ndodhet citadela, pallati mbreteror i sundueseve te Kotorit (ku nder to permendin edhe mbretereshen Teuta).
Sipas deshires se grupit mund te organizojme shetije me varka ne gjirin e Kotorit.
Pas vizites ne Kotor udhetojme drejt qytetit turistik te Budvas duke vizituar kalane e qytetit, portin e jahteve, statuja kercimtarja e Budvas, pedonalen Slovenska Plaza buze detit, etj.
Kohe e lire per dreke ne Budva.
Kthimi ne Shqiperi duke kaluar nga dogana e Muriqanit.
Mberritja ne mbremje vone.
.
Në çmim përfshihet
1. Transporti sipas programit me autobuz / minibuz turistik
2. Akomodimin per 1 nate ne Hotel Riviera Petrovac 4 Yje
3. Dreke + Darka e dites se pare
4. Mengjesi i Dites se dyte
5. Pishina e hotelit
6. Guida (shoqeruesi)
.
Në çmim nuk përfshihet
a. Taksa e qytetit per hyrjen ne Kotor (2€)
b. Taksa lokale 2€ nata/person paguhet ne recepsion nga klienti ne momentin e chek in.
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ TIRANË: Ora 06:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar).
➤ DURRËS: Ora 05:00 nga stacioni Trenit
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 15€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Me karte Identiteti, minimumi vlefshmeri 3 muaj
2) Me Pashaporte biometrike, minimumi vlefshmeri 3 muaj
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————