VIZITOJME
Paris
🔸 Disneyland Paris
Dortmund
Bruksel
Amsterdam
Roterdam
Hage
.
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
Nisje 21 Mars — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 549€
Nisje 28 Prill — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 599€
Akomdodimi ne hotel ne Paris për 2 netë dhe Amsterdam 2 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Dortmund. Nisja në orën 06:45 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Dprtmund në orën 09:45.
Pas procedurave te check in vizite e Dortmund duke filluar me qytetin e vjeter Alter Markt, katedralen e Shen Reinold dhe pas viziten ne nje nder parqet me te medhenje ne Europe si Wander Wastfalenpark.
Pas vizites ne Dortmund vazhdimi udhetimit per ne Amsterdam
Akomodimi ne hotel ne Amsterdam dhe mbremje e lire per te shijuar jeten e nates te kryeqytetit.
DITA 2:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit ku do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17.
*Pas vizites se Amsterdamit, nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.
DITA 3:
*Pas mengjesit ne hotel nisja drejt Brukselit.
Vizite panoramike e qytetit ku vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj.
Pas vizites ne Bruksel nisja per ne Paris. Akomodimi ne hotel ne Paris duke ju uruar “Bienvenue à Paris”
Pas akomodimit dhe nje pushimi te shkurter ne hotel vizite ne nje nder veprat pate perfolura, me te pelqyera por dhe te kritikuara, me objetin me te fotografuar ne bote TOUR EIFFEL dhe parku Champ De Mars.
DITA 4:

Mengjesi ne hotel.
Ne shoqerine e guides do te fillojme viziten ne nje nder pallatet me te perfolura per skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit me te shtrejtat, aty ku kopshtet jane nje veper arti e admiruar nga miliona njerez, nje nder vendet ku ne historine boterore jane nenshkruar kontrata shume te rendesishme si ajo e mbarimit te luftes se pare Boterore, ne Pallatin Mbreteror, ne VERSAILLES. Vizita e rradhes do te jete Harku i triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku jane marre pamjet te bukura te kulles Eiffel, ku zhvillohet pasarela e javes se modes se larte ne Paris. Nga Trocadero, vazhdojme diten me nje nder parqet me te bukura te Parisit, Kopshtet e Luxembourg, dhe me pas drejtohemi ne te mrekullueshmen e madheshtoren Katedralen Notre-Dame per te vizituar nje nder objetket turistike me te njohur nga ku u frymezuar edhe Viktor Hygo per romain e tij. Per te vazhduar vizitat me autobuz ne Pantheon, Opera de Garnier, Sheshi Bastille Pallatit te Opera-s te Parisit (Opera me e madhe ne France) ku dhe nje nder kengetaret me te shquara shiptare Inva Mula ka performuar dhe La Madeleine ( Kisha e Parisit ).
Me pas me deshiren e grupit mund te zhvillojme nje udhetim te mrekullueshem nen driten e henes dhe madheshtine e veprave te shumta te Parisit ne lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens. Kthimi ne hotel ne darke. Mbremje e lire per te shijuar jeten e nates te Parisit
DITA 5

Mengjesi ne hotel.
(Opsionale) Nisja per ne Disneyland ku do te kolojme shumcien e dites ne nje nder parqet e lojerave me te bukur, te medha dhe te pasurat me lojera e ambiente te ndryshme per adrenalinen e te gjitha moshave. Nje park i dedikuar vetem per argetim.
Qendrimi ne Disneyland deri ne oren 16:00 dhe nisja me pas per ne aerport
Fluturimi direkt Paris – Tirane. Nisja ne oren 20:05 nga Parisi dhe mberritja ne Tirane ne oren 22:40
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Dortmund & Paris – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodim në hotel për 2 netë në Amsterdam dhe 2 netë në Paris
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
.
Në çmim nuk përfshihet
1. Gjithcka që nuk është përmendur në rubriken perfshihet ne cmim
2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4. Taksa lokale e cila paguhet ne recepsion
5. Hyrna Disneyland (opsionale 89 euro)
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Nga aeroporti Nene Tereza, ku duhet te paraqiteni minimumi 2 ore perpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaporte me vlefshmeri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet te keni kaluar ne 6 muaj e fundit me shume se 90 dite qendrimi ne vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure
——————————————————