MEDJUGORE (me Mbremje Festive) đŸ”č 2 DitĂ« (1 NatĂ«) đŸ”č Nisje 21 Qershor

Spastroje
TĂ« rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:
VIZITOJMË
🔾Mostar
🔾Medjugore
đŸ”čUjĂ«varat e KravicĂ«s
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
QERSHOR 2025

Nisje 21 Qershor — 2 DitĂ« (1 NatĂ«) — Cmimi 69€

⭐⭐HOTELI ⭐⭐
Akomodimi në hotel 4 Yje në Medjugore

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1: UJEVARA E KRAVICES – MEDJUGORE

-Nisja nga Tirana në orën 05:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
-Nisja nga Durrësi në orën 04:00 nga Stacioni Trenit
Udhëtojmë drejt Shkodrës për tek dogana e Hanit Hotit.
Kalimi i pikës kufitare dhe vazhdimi i udhëtimit në territorin e Malit te Zi dukë përshkruar Podgoricën dhe Niksiqin.
Pas hyrjes nĂ« shtetin e BosnjĂ« – Hercegovina, i drejtohemi Parkut Natyror tĂ« KravicĂ«s pĂ«r tĂ« vizituar UjĂ«varat e KravicĂ«s, njĂ« nga mrekullitĂ« e natyrĂ«s nĂ« zonĂ«n e Medjugores.
Shumë afër ujëvarës afër gjendet Medjugore.
Nën shoqërinë e guidës vizitojmë Medjugorjen ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes)
Ndalesa e parĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« statujĂ«n e ShĂ«n MarisĂ«, vendi i mrekulllive pĂ«r shumĂ« besimtarĂ« qĂ« vijnĂ« nga shtete tĂ« ndryshĂ«m pĂ«r tĂ« vizituar kĂ«tĂ« vend hyjnor. KohĂ«zgjatia nĂ« kĂ«mbĂ« nga parkimi i autobuzit, pĂ«r tĂ« shkuar deri tek Statuja e SHËN MARISË, e vendosur nĂ« vendin ku Ă«shtĂ« shfaqur pĂ«r hĂ«rĂ« tĂ« parĂ« MbretĂ«resha e Paqes sipas gojĂ«dhĂ«nĂ«s nĂ« 1981, zgjat afĂ«risht 1 orĂ« e 30 minuta vajtje – ardhje.
Më pas ndalesë në Katedralen e Shenjtë të Medjugores, në qendër të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Vizitat përfundojnë në Statujën e Krishtit (njohur edhe si statuja që qan)
Darka në restorantin e hotelit e organizuar festive me muzike

 

Dita 2: MOSTAR

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit udhëtojmë drejt Mostarit
Vizitë në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:
‱ UrĂ«n e famshme tĂ« Mostarit
‱ RrugĂ«n e famshme tĂ« mjeshtĂ«rve tĂ« vjetĂ«r
‱ XhaminĂ« e madhe
‱ Katedralen e BetontĂ« tĂ« Mostarit (e vetmja nĂ« EuropĂ«)
Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qyetin e vjetër .
*Pas vizitës së Mostarit nisja drejt Tiranës. Ndalesa rrugës për pushime dhe mbërritja në mbrëmje.

Në çmim përfshihet

1. Transporti sipas programit vajtje – ardhje dhe tĂ« gjitha shĂ«titjet
2. Akomodimi për 1 natë në Hotel 4 Yje në Medjugore
3. Mëngjesi në restorantin e hotelit
4. Darka në restorantin e hotelit me mbrmje festive
5. Guida (Shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit.
.

Në çmim nuk përfshihet

a) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
b) Drekat
c) Taksa lokale 2 euro personi e cila paguhet në agjensi
d) Bileta e hyrjes në Ujëvaren Kravica (15 euro personi) e cila paguhet në agjensi

.

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➀ TIRANË: Ora 05:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut KombĂ«tar).
➀ DURRËS: Ora 04:00 nga stacioni Trenit
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➀ FĂ«mijĂ«t nĂ« moshĂ«n 2 – 11.99 vjeç pĂ«rfitojnĂ« 15€ zbritje nga cmimi i paketĂ«s
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
â–ș Akomodimi nĂ« dhome teke (single) Ă«shtĂ« me ekstra pagesĂ« nĂ« vlerĂ«n 50% mbi çmimin pĂ«r person.
â–ș NĂ«se krevati nuk do tĂ« jetĂ« dopio, atĂ«herĂ« do tĂ« jenĂ« dy krevatĂ« teke tĂ« bashkuar.
â–ș NĂ«se shtrati pĂ«r personin e tretĂ«/katĂ«rt nuk do jetĂ« standart, atĂ«herĂ« do jetĂ« sofa bed (shtrat i shtuar nĂ« dhomĂ«).
â–ș Operatori Turistik nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r personat e kthyer nga policia pĂ«r arsye tĂ« ndryshme sic janĂ« mungesĂ« dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
â–ș NĂ«se nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhĂ«ton pa praninĂ« e njĂ«rit ose asnjĂ«rit prej prindĂ«rve, ju nevojitet prokurĂ« e noterizuar nĂ« gjuhĂ«n angleze.
â–ș Ekziston mundĂ«sia qĂ« disa nga pĂ«rmbajtjet e hotelit/udhĂ«timit tĂ« mos jenĂ« aktualisht nĂ« funksion pĂ«r shkak tĂ« rrethanave objektive, tĂ« cilat operatori nuk mund tĂ« ndikojĂ«.
â–ș Cmimet dhe disponueshmĂ«ria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetĂ«r lokal mund tĂ« ndryshojnĂ« dhe janĂ« pergjegjĂ«si e vetĂ« OperatorĂ«ve Lokale qĂ« mundĂ«sojne kĂ«to shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

TĂ« sugjeruara
PLAZH NË COSTA DORADA & TUR NË BARCELONË 🔾 4 DitĂ« (3 NetĂ«) 🔾 Nisje 7, 14, 21, 28, Qershor 🔾 MĂ«ngjes + DrekĂ« + DarkĂ«
Shiko Detaje
PLAZH NË PETROVAC - BUDVA (Hotel Riviera Petrovac 4 Yje, Full Board) đŸ”č 7 DitĂ« (6 NetĂ«) ➡ Nisje 🔾 16, 23, 30, Qershor 🔾 7, 14, 21, 28, Korrik 🔾 4, 11, 18, 25, Gusht
Shiko Detaje
BUDVA – KOTOR & Plazh ne PETROVAC (Mengjes + Dreke + Darke) đŸ”č 3 DitĂ« (2 NetĂ«) ➡ Nisje 🔾 13, 20, 27 Qershor 🔾 4, 11, 18, 25 Korrik 🔾 1, 8, 15, 22, 29 Gusht
Shiko Detaje
KAPRI – AMALFI – POSITANO – SORRENTO - SALERNO🔾 3 DitĂ« (2 NetĂ«) 🔾 Nisje 19 Qershor / 4, 11, 18, 25, Shtator / 2, 9, 26, 23, Tetor
Shiko Detaje
PLAZH NE HALKIDIKI – Coral Blue Beach Hotel 3⭐ superior — 5 Dite (4 Nete) All Inclusive ➡ Nisje 16, 22, 24, 28 Qershor / 2, 6, 10, 14, 18, 22, 26, 30 Korrik / 3, 7, 11, 15, 19, 23, 27, 31 Gusht / 4, 8, 12 Shtator
Shiko Detaje
PLAZH NË HALKIDIKI (me transport) -- 7 Dite (6 Nete) ➡ Nisje 🔾 16, 22, 28, Qershor đŸ”č 4, 10, 16, 22, 28, Korrik 🔾 3, 9, 15, 21, 27, Gusht đŸ”č 2, 8, Shtator
Shiko Detaje