VIZITOJME
ROME
PIZA
FIRENZE
BOLOGNA
PADOVA
VENECIA
MESTRE
VERONA
MILANO
.
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
Nisje 27 Prill— 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 549€
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1

Paraqitja ne aeroportin e Tiranes minimumi 2 ore perpara nisjes dhe prezantimi me guiden.
Nisja nga Tirana ne oren 6:10 dhe mberritja ne aeroportin e Fiumicino ne oren 7:45.
Pas mberritjes do te fillojme turin: Roma e Lashte.
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell’Patria.
Vazhdojme me vizita ne Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti, Parku i Villa Borghese dhe ne fund Piazza del Popolo.
Akomodimi ne hotel ne mbremje. Fjetia ne Rome.
DITA 2:

*Mëngjesi në hotel.
Nisje, herët në mëngjes për në Piza. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenetit simbol te tij, kula e Pizes.
*Pas vizites ne Piza vazhdimi udhetimit per ne Firenze. Akomodimi ne hotel dhe me pas vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti.
Akomodimi dhe fjetia ne Firence
DITA 3:

*Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit udhetojme per ne Bolonja. Vizita e Bolognes fillon nga Piazza del Nettuno. Do të zbulojme me pas Piazza Maggiore dhe Bazilikën e San Petronio dhe Meridian. per te vazhduar nbe bibliotekën më të vjetër në botë dhe Piazza Santo Stefano, ku do të shihni Bazilikën e mrekullueshme qe vezhtron nga Piazza Santo Stefano. Vizitat e Bolojnes perfundon me Kullat e Bolonjës, Asinelli dhe Garisenda, përpara se të eksplorojme tregun historik Quadrilatero për të admiruar dyqanet historike dhe për të shijuar aromat e ushqimit vendas.
*Pas viztes ne Bolonja vazhdojme drejt Venezias
*Akomodimi dhe fjetia ne Mestre, Venezia
DITA 4

Mëngjesi në hotel.
*Pas mengjesit vizitojme qytetin e mrekullueshem duke filluar me Sheshin e San Markos ne zemer te Venecias, duke perfshire vizite te Bazilikes se San Markos, Pallati Doge , Uren e famshme te Psheretimave, Kishen e San Xhovani si dhe shume monumente te tjera te ketij sheshi.
*Vazhdimi i turit me pas me gondola (psionale pagese ekstra) (kohezgjatja 35 – 45min) i cili do te ishte nje nga aktivitetet me esenciale gjate vizites suaj ne kete qytet. Gjate kesaj shetitje do te vizitoni pjese te qytetit, te arritshme vetem me kete lloj mjeti, unik , sic eshte dhe vete Venecia. Do te beni nje shetitje te dominuar nga hijeshia e Pallateve Veneciane dhe do te perjetoni ate epoke kur gondolat ishin mjeti kryesor i transportit per aristokracine Veneciane. Itinerari i gondoles krijon mundesine te vizitoni Kishen e famshme Baroke , Operan La Fenice, Pallatin e Ca Darios, Kisha San Moise, shtepine e Mozartit ne Venecia dhe pallate te shumta te stilit Gotik dhe Bizantin, qe i bejne jehone asaj kohe te ndritshme te zhvillimit te Republikes se Venecias (Serenissima Republic).
*Pas vizite ne Venecia udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmite e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e famshem te Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
*Pas vizites ne Verona vazhdimi udhetimi per ne qytetin e Milanos.
Akomodimi dhe fjetia ne Milano.
DITA 5

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit fillojme vizitat nga Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, per te vazhduar me viziten tek Galeria e Vitorio Emanuele II dhe Teatri La Scala.
Kohe e lire me pas per shopping
Rreths ores 17:30 ransferta per ne aeroportin e Milanos. Nisja nga Milano ne oren 21:55 dhe mberritja ne Tirane ne oren 23:55
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Romë dhe Milano – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 1 natë në Romë, 1 natë në Firence, 1 natë në Venecia (Mestre), 1 nate ne Milano.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri ne 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
.
Në çmim nuk përfshihet
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Drekat dhe Darkat
4. Taksa dhe bileta e anijes per hyrjen ne Venecia 20€
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Nga aeroporti Nene Tereza, ku duhet te paraqiteni minimumi 2 ore perpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaporte me vlefshmeri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet te keni kaluar ne 6 muaj e fundit me shume se 90 dite qendrimi ne vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure