VIZITOJMË
Vienë
Pragë
Budapest
.
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
KRISHTLINDJE
Nisje 24 Dhjetor — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 579€
Akomodimi në hotel në Budapest për 1 natë, në Vienë për 1 natë, në Pragë për 2 netë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: BUDAPEST

Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit për t’u prezantuar dhe në orën 07:05 nisemi me fluturim direkt nga Aeroporti i Tiranës në Budapest të Hungarisë. Mbërritje në Aeroportin e Budapestit në orën 08:35.
Pas procedurave aeroportuale, fillojmë vizitën në shoqërinë e guidës të Budapestit nga Sheshi i heronjve, ku do të njihemi me figurat kryesore të kombit hungarez. Do të shëtisim edhe do kalojmë nga Kështjella e Vajdahunyad si dhe Banjot Termale Szechenyi.
Do të vazhdojmë në bulevardin qëndror, i cili njihet si ‘’Champs Elysees’’ e Budapestit, rruga Andrassy Utsa. Dhe do të ndalemi tek Parlamenti i Hungarisë , i cili është padiskutim godina më e bukur e një parlamenti në botë. Do të shëtisim prej andej tek Sheshi i Lirisë ku gjendet monumenti Sovjetik, si dhe shtatorja e Ronald Regan, për të vazhduar tek Bazilika e Shën Stefanit si dhe tek Sheshi i Istvan Szechenyi ku gjenden Akademia e Shkencave Hungareze, Pallati Gresham si dhe Ura e Luanëve, e cila është ndërtuar nga një familje Voskopojare.
Pas vizitave kthimi ne hotel
Në mbrëmje lundrojmë në lumin Danub, për të shijuar një spektakël dritash që të ofron vizita e Budapestit nga këndvështrimi në anijen turistike.
Fjetja në Budapest.
Dita 2: BRATISLAV – PRAGË

Mëngjesi në hotel.
Paradite do të nisemi drejt Pragës
Ndalesë gjatë rrugës në Bratislavë, për të vizituar kryeqytetin e Sllovakisë.
Mbërritja në mbremjë në Pragë dhe akomodimi ne hotel.
Fjetia në Pragë
Dita 3: PRAGË
Pas mëngjesit do te nisemi të vizitojmë Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.
Mbrëmje e lirë.
Fjetie në Pragë.
Dita 4: PRAGË – VIENË
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Vienës.
Ndalesa rrugës për pushime.
Mbërritja në Viene dhe vizitë në Pallatin e Shonbrun-it, pallati mbretëror ku kanë jetuar familja mbretërore e Habsburgëve, shumë i ngjashëm me Pallatin e Versajës.
Transferta në hotel. Mbrëmje e lirë.
Fjetja në Vienë.
Dita 5: VIENË

Pas mëngjesit do të fillojmë me vizitën e Qytetit. Itinerari i këtij turi do të filloje nga Kisha Votive, dhe do të vazhdojë me Bashkinë e re, Teatrin e Hofburgut , Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndërtesat e mrekullueshme identike që mbajnë Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historisë Natyrore, dhe do të përfundojmë tek Opera, që është një nga ndërtesat simbol të Vienes, për të vazhduar me vizitat e qytetit nga Pallati i Belvederes me 2 ndërtesat madhështore dhe kopshtet franceze. Pas Belvederes do të vizitojme Kishën e Karlit, një nga më të bukurat e stilit Barok.
Vazhdimi i vizitave në Katedralen e Shën Stefanit, një nga simbolet e qytetit, një nga ndërtesat Gotike më të rëndësishme, dhe padyshim qendra Fetare më e rëndesishme në Austri. Vizitë e Basilikes brenda dhe jashtë.
Pasdite transferta për në aeroportin e Vienës.
Nisja e fluturimit në orën 23:20 dhe mbërritja në Tiranë në orën 00:50.
.
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Budapest dhe Vienë – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel 4 Yje për 1 natë në Budapest, 1 natë në Vienë dhe 2 netë në Pragë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida (Shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 25 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për check in ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe darkat gjatë ditëve të udhëtimit
b. Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmeri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shume se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Opëratorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.