Barcelonë
Sagrada di Familia
Parku Guell
Stadiumi Camp Nou
Muzeu i Pablo Picasso
lagjia tradicionale Barceloneta
Speatakli i shatervaneve “Fontana Magica”
Piazza Espanja
KY UDHĂ‹TIM DO TĂ‹ REALIZOHET NĂ‹ DATAT E MĂ‹POSHTME
DHJETOR 2024
Nisje 23 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 Dhjetor 19:35 nga Tirana (mberritja ne 22:20 ne Barcelone) – Kthimi 26 dhjetor 23:00 nga Barcelona (mberritja 01:35 ne Tirane)
–
Nisje 30 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 30 Dhjetor 19:35 nga Tirana (mberritja ne 22:20 ne Barcelone) – Kthimi 2 Janar 23:00 nga Barcelona (mberritja 01:35 ne Tirane)
–
JANAR 2025
Nisje 2 Janar — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 2 Janar 19:35 nga Tirana (mberritja ne 22:20 ne Barcelone) – Kthimi 5 Janar 23:00 nga Barcelona (mberritja 01:35 ne Tirane)
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: BARCELONE
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin minimumi 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. (2 orë : 20 min)
Pas mbërritjes në Barcelonë dhe procedurave doganore transferta ne hotel
Akomodimi në hotel në Barcelonë.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Barcelonës
Dita 2: BARCELONE
Mëngjesi në hotel.
Në shoqërinë e guidës nisim turin e Barcelonës, duke filluar nga lagjia tradicionale e Barcelonës, Barceloneta. Vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës si dhe Muzeun e Pablo Picasso. Me pas vizite ne Akuariumin e Barcelonës ku do të qëndrojmë edhe për drekë.
Pasdite kohe e lire per shopping
Akomodimi në hotel në Barcelonë.
Mbrëmje e lirë.
—
Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Barcelonës.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.
Dita 3: BARCELONE
Mëngjesi në hotel.
Nisemi për të vizituar një nga atraksionet më të jashtëzakonshme arkitektonike të Barcelonës ku do na krijohet ideja se jemi në Dubai, do vizitojmë kompleksin hotelier WELA, i lartë 99 m dhe i ndërtuar në vitin 1999. Pas kësaj do të vizitojmë Krenarinë e Barcelonës ,kryeveprën e Antonio Gaudi, Bazilikën Sagrada Familia e cila është parashikuar të përfundojë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të punimeve në vitin 2026 .Pas vizitës në Sagrada di Familia do të nisemi për të vizituar parkun Guell, një park i nisur nga Gaudi por që nuk arriti të përfundohej. Më pas vizita jonë do të vazhdojë në Mitikun e Barcelonës në stadiumin Camp Nou.
Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia.
Në mbrëmje do mund të bëjmë një vizitë në Fontana Magica, për të shijuar shfaqjen me drita të një prej atraksioneve më mbresëlënës të Barcelonës.
Pas vizitave kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Barcelonë
Dita 4: BARCELONE
Mëngjesi në hotel.
Në mëngjes do të vizitojmë fillimisht  Sheshin Espanja si dhe kodrën Montjuik ku gjenden Muzeu Kombëtar i Artit Katalan, Kullat Veneciane, Panairi i Barcelonës i vitit 1926, Stadiumet e Lojërave Olimpike Barcelona ’92. Do të zbresim kodrën edhe do të vizitojmë Portin e Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Bulevardin Las Ramblas si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.
Transferta më pas për në aeroportin e Barcelonës.
Pas proceduravce doganore, Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. (2 orë : 25 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 3 netë në Barcelonë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasat 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
Në çmim nuk përfshihet
1. Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4. Taksa lokale 5€ personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.