VIZITOJME
ATHINE
Parku Arkeologjik AKROPOLI
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
FESTAT E NENTORIT
Nisje 24 Nentor — 3 Dite (2 Nete) — Cmimi 139€
Nisje 27 Nentor — 3 Dite (2 Nete) — Cmimi 139€
KRISHTLINDJE
Nisje 24 Dhjetor — 3 Dite (2 Nete) — Cmimi 155€
Akomdodimi ne hotel 4 yje ne Athine per 2 nete
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1

-Nisja nga Tirana ne oren 20:00 (te nje dite me perpara) nga sheshi piazza mbrapa muzeut kombetar
-Nisja nga Durresi ne oren 20:30 (te nje dite me perpara) nga plepat
me autobuz drejt pikes kufitare te Kakavijes. Ndalesa pergjate rruges per pushimet.
Pas kryerjes se praktikave doganore udhetojme drejt Athines.
Vizite e pasdites ne disa nga pikat kryesore ne afersi te qendres si Sheshin Sintagma, ku ndodhet ndërtesa e parlamentit. Fillimisht, ai u konceptua si një pallat mbretëror dhe për disa kohë në të jetoi mbreti Otto i Bavarisë. Por pas një grushti shteti në 1843 dhe nënshkrimit të një kushtetute të re, ai u dëbua nga revolucionarët. Për nder të kësaj ngjarje, vendit iu dha emri Syntagma (Sheshi i Kushtetutës). Ndërtesa ishte fillimisht një simbol i monarkisë, dhe më pas – një simbol i demokracisë. dhe akomodimi ne hotel ne mbremje. Kohe e lire per te konsumuar darken ne qytet.
Akomodimi ne hotel ne Athine
DITA 2:

*Pas mëngjesit në hotel, në shoqerinë e guidës nisim turin në qytetin e Athinës, ku do të njiheni me kulturen e lashte Greke, ku nder te tjera do te vizitojme : “Akropoli”, Muzueu Kombetar, qe eshte nje nga muzet me te medhenj te botes,” sheshi “Manastiraqis”, lagjen Plakat, Manastiraki.
*Me pas transferohemi ne simbolin e Athines, Parkun Arkeologjik Akropoli ku ne brendesi te cilit do vizitojme edhe Tempullin e Zeusit, Odeoni Romak, etj..
Ne parku arkeologjik te Akropolit vizitat do te fokusohen kryesisht ne teatri i mrekullueshëm muzikor – Odeoni teatri i cili mund të strehonte deri në pesë mijë spektatorë. Me pas vizitojme Kullen e Erërave,një kullë tetëkëndëshe e cila shërben si një orë qyteti, per te vazhduar viziten ne Agora qe ndodhet në këmbët veriperëndimore të Akropolit, dikur ishte një vendtakim i rëndësishëm për të gjithë qytetarët: administrativ, kulturor, politik, social. Me pas vizite ne Tempulli i Zeusit Olimpik, ndodhet rreth pesëqind metra në juglindje të Akropoli dhe ishte tempulli më i madh në Peloponez. Harku monumental ose Harku i Hadrianit nje ndërtesë, unike në forcën dhe qëndrueshmërinë e saj, u ngrit si një portë që lidh qendrën e Athinës me rrethin e ri të qytetit.
*Pasdite e lire per shopping
*Darka ne sugjerimin e guides ne restorantet apo tavernat greke.
DITA 3

*Mengjesi ne hotel.
Nisja drejt Shqiperise duke pershkruar qytetet e Patres dhe Janines. Ndalesa gjate rruges per pushime dhe dreken
Kalimi i kufirit ne piken doganore te Kakavijes. Mberritja ne Tirane ne darke.
Në çmim përfshihet
1) Transporti sipas programi me autobus / minibus turistik
2) Akomodimi per 2 nete hotel 4 Yje ne Athine
3) Mengjeset gjate qendrimit ne hotel
4) Guida (Shoqeruesi) gjate diteve te udhetimit.
Në çmim nuk përfshihet
d) Drekat dhe Darkat
Shenime:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë një ditë përpara udhëtimit
➤ Tirana në orën 20:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
➤ Durres ne oren 20:30 nga plepat
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 89€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
——————————————————