VITI I RI ne FIRENZE – BOLOGNA – TOSKANA 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 23 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹Toskana
Siena, Chianti, San Gimignano
🔸Bolonja
🔸Firence
🔸Piza

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
MUAJI DHJETOR 2024
Nisje 23 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 dhjetor 06:10 (mberritja ne 08:00 ne Bologna) – Kthimi 25 dhjetor 23:50 (mberritja 01:25 ne Tirane)

Nisje 31 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 449€
Oraret e Fluturimi: Nisja 31 dhjetor 06:10 (mberritja ne 08:00 ne Bologna) – Kthimi 2 janar 23:50 (mberritja 01:25 ne Tirane)

👇👇👇
JANAR 2025
Nisje 2 Janar — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: : Nisja 2 janar 06:10 (mberritja ne 08:00 ne Bologna) – Kthimi 4 janar 23:50 (mberritja 01:25 ne Tirane)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET

Akomodimi në Hotel 4 Yje në Firence për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1 : BOLONJA – FIRENZE

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana për në Bolonjë fluturim direkt (1 orë : 20 minuta)
Pas mbërritjes në Bolojna në shoqërinë e guidës vizitojmë qytetin duke filluar nga Piazza Maggiore dhe Bazilikën e San Petronio,
për të vazhduar me Bibliotekën më të vjetër në botë dhe Piazza Santo Stefano, ku do të shihni Bazilikën e mrekullueshme qe vezhtron nga piazza.
Vizita e Bolojnës përfundon me vizitën në Torre dell Orologio dhe Palazzo d’Accursio
Pas vizitave në Bolonja, nisja drejt qytetit të Firences.
Vazhdojme viziten ne qytetin e Firences ne atraksionet si:
– Duomo Cathedral (Piazza Duomo – Cathedral Santa Maria del Fiore)
– Piazza Republica
– Piazza di Signiora
– Palazzo Vecchio
– Galeria Uffizi
– Ponte Vecchio
– Palazzo Pitti
– Piazzale Mikelangelo
Pas vizitave të qytetit të Firenzes, nisemi drejt hotelit.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Firences, nën magjinë e spektaklit të dritave.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

 


Dita 2: TOSKANA

Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt qytetit të Sienes. Udhetimi zgjat rreth një 1 orë pa ndalesa. Mbërritja në qytetin e Sienës ku do të vizitojmë:
-Museo della Opera
-Duomo di Siena
-Piaza del Campo
-Torre di Mangia
Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës.
Pas vizitave, kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 3: TOSKANA – PIZA

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, do të behet nisja me autobus për në San Gimignano, Qyteti i Kullave të bukura të Toskanës. Qyteti posedon disa kryevepra të artit Italian të shekullit 14-15, ku gjithashtu është i njohur për shafranin, proshutën e artë, dhe verën tradicionale të bardhë, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji i vjetër i rrushit Vernaccia i cili kultivohet në kodrinat ranore të zonës.
Pas përfundimit të vizitës në San Gimignano, nisemi drejt Pizës.
Vizitë në qytetin e Pizës duke shëtitur në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen:
– Kulla e Pizës, e cila është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës.
-Sheshi Santa Maria Assunta, e njohur gjithashtu si Piazza dei Miracoli ku ndodhet katedralja mesjetare e Pizës.
Pas vizitës së Pizës nisja drejt aeroportit të Bolonjës
Pas procedurave doganore, Fluturimi direkt Bolonja – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bolonja – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në zonën e Firences
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.

Në çmim nuk përfshihet

1) Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
2) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
3) Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të sugjeruara
VITI I RI ne LIQENI KOMO – MILANO – LUGANO 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje
VITI I RI ne PRAGE 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 3 Janar
Shiko Detaje
FESTAT ne SELANIK (Santa Wellnes Hotel 5 Yje & Darka Gala) 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 31 Dhjetor
Shiko Detaje
VITI I RI ne ZVICER 🎅 4 Ditë (3 Netë) 🎅 Nisje 24 Dhjetor / 30 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje
VITI I RI ne BARCELONE 🎅 4 Ditë (3 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 30 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje
VITI I RI ne VENECIA – VERONA 🎅 3 Ditë (2 Netë) 🎅 Nisje 23 Dhjetor / 31 Dhjetor / 2 Janar
Shiko Detaje