PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Messonghi Beach Holiday Resort 4⭐ – 7 Ditë (6 Netë) ➡ Nisje 🔹14 Korrik 🔹20 Korrik 🔹26 Korrik / 🔸1 Gusht 🔸7 Gusht 🔸13 Gusht 🔸19 Gusht 🔸25 Gusht 🔸31 Gusht

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:

🔹7 Ditë Plazh në Messonghi Beach Resort 4 Yje në shërbimin All Inclusive + Transporti + Trageti + Ekskursione.

🔸Ekskursione për të vizituar plazhe dhe atraksione në Korfuzi si:
** Paleokastrica
** Lundrim me traget dhe shëtitje në ishujt Paxos – Antipaxos
** Tur i qytetit të Këlkyrës

▶▶▶▶◀◀◀◀
DATAT E NISJEVE dhe CHECK IN HOTEL SI MË POSHTË
👇👇👇
MUAJI QERSHOR
Nisje 20 Qershor — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 525 €
Nisje 26 Qershor — 7 Ditë (6 Netë) — Sold Out
👇👇👇
MUAJI KORRIK
Nisje 2 Korrik — 7 Ditë (6 Netë) — Sold Out
Nisje 8 Korrik — 7 Ditë (6 Netë) — Sold Out
Nisje 14 Korrik — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 625 €
Nisje 20 Korrik — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 675 €
Nisje 26 Korrik — 7 Ditë (6 Netë)) — Çmimi 675 €
👇👇👇
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 675 €
Nisje 7 Gusht — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 675 €
Nisje 13 Gusht — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 675 €
Nisje 19 Gusht — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 675 €
Nisje 25 Gusht — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 675 €
Nisje 31 Gusht — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 625 €
👇👇👇
MUAJI SHTATOR
Nisje 6 Shtator — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 575 €
Nisje 12 Shtator — 7 Ditë (6 Netë) — Çmimi 525 €

 

PËRSHKRIMI RESORTIT

Të gjitha godinat e Messonghi Beach Resort ku realizohet akomodimi janë ndërtuar midis kopshteve dhe lëndinave që zbresin në një plazh me rërë.
Dhomat janë të gjitha të pajisur me ajër të kondicionuar, kanë një TV satelitor, minibar dhe banjo private me dush dhe tharëse flokësh.
Çadrat e plazhit në pronësi të hotelit janë shpërndarë përgjatë plazhit dhe gjithashtu në pishinat e hotelit.
Kompleksi përbëhet nga 3 pishina të hapura noti (2 pishina për të rritur dhe 1 mini akuapark), disa bare, një bar plazhi, 2 restorante, një restorant në plazh që shërben snacks, një klub nate, disa dyqane, një qendër konferencash, fusha sporti dhe një qendër SPA.
Parkim falas i automojeteve private është e mundur në parkimin e resortit.

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: PLAZH NË KORFUZ

*Nisje në orën 00:10 në drejtim të Igumenicës. Pas një pushimi për mëngjes vazhdojmë rrugëtimin duke kaluar nga dogana e Qafë Botë. Më pas me traget nga porti Igumenicës udhëtojmë drejt Korfuzit, lundrim i cili zgjat 1 orë e 30 minuta.
*Mbërritja në Korfuz dhe transferta për në Messonghi Beach Resort 4 Yje (20 km larg nga Këlkyra).
Në recepsionin e hotelit guida (shoqëruesi) do ju asistojë në procedurat e check in-it dhe akomodimit në dhoma.
Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive të resortit, duke përdorur plazhin, pishinat dhe akuaparkun e hotelit.
Gjatë qëndrimit tuaj në Messonghi Beach Resort, guida e agjensisë do të jetë në asistencën tuaj çdo ditë duke u kujdesuar për kërkesat tuaja.
Informacion: Guidën  mund ta gjeni në çdo moment në hollin e resortit në hapësirën e dedikuar për agjensinë tonë.

 

Dita 2: PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambientet e resortit në shërbimin All Inclusive.

 

Dita 3: PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambientet e resortit në shërbimin All Inclusive.

*OPSIONALE: Ekskursion në ishujt Paxos – Antipaxos me traget  (Çmimi për person 32€ transferta + guida + bileta e tragetit).
Pas mëngjesit në hotel, kjo ditë do të jetë e dedikuar për të vizituar ishujt Paxos – Antipaxos.
Në orën 8:00 do të largohemi nga hoteli në shoqërinë e guidës në portin kryesor të Korfuzit ku do të startojmë udhëtimin me anije për vizitë dhe plazh në ishujt fantastik PAXOS – ANTIPAXOS. Në këtë shëtitje të mrekullueshme do të kemi mundesi të vizitojmë shpellat blu të Ipapajas dhe Ahai .
Vizitë panoramike në shkëmbinjtë e bardhë të Erimitis dhe Plazh në ujërat kristal të Antipaxos në Paradise Beach.
Më pas ndalesë në fshatin Gaios për plazh, shëtitje dhe konsumimin e drekës.
Kthimi në port pasdite rreth orës 19:00 dhe kthimi në hotel për të shijuar darkën.

 

Dita 4: PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambjentet e resortit në shërbimin All Inclusive.

*OPSIONALE: Ekskursion në plazhin Paleokastritsa (përfshirë në cmimin e paketës)
Pas mëngjesit në hotel, në shoqerinë e guidës nisemi nga hoteli për plazh në Paleokastritsa.
Gjatë qëndrimit në Paleokastritsa, mund të relaksoheni në një ndër plazhet më të bukur dhe të njohur të Korfuzit. Gjithashtu së bashku me guiden do të mund të organizojmë shetitje me varka për të zbuluar më shumë gjirin e Korfuzit në afërsi të Paleokastritsës.
Gjatë rrugës ndalesë në fabrikën e pijeve dhe likereve “Koum Kouat”.
Qëndrimi për plazh deri pasdite dhe sipas dëshirës vizitë në Akuariumin dje Manastirin e Paleokastritsës.
Kthimi në hotel për darkën.

 

Dita 5:  PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambientet e resortit në shërbimin All Inclusive.

.

Dita 6:  PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambientet e resortit në shërbimin All Inclusive.

*OPSIONALE: Ekskursion në qytetin e Kelkyrës.
Pasdite në shoqërinë e guidës nisemi nga hoteli drejt Kelkyrës (qyteti kryesor i Korfuzit) për të vizituar Sheshin Venecian (i cilësuar si një nga sheshet më të mëdha në Greqi ) , Kalaja e vjetër Paleo Frouria, etj…
Qëndrimi në Këlkyrë deri në mbrëmje dhe kthimi në hotel për darken.

 

Dita 7:  PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për plazh deri në orën 12:00.
Largimi nga hoteli dhe nisja drejt Shqipërisë.
Lundrimi me traget nga Këlkyra në drejtim të Igumenicës. Pas mbërritjes në portin e Igumenicës nisja drejt Tiranës dhe mbërritja në mbrëmje.

Në çmim përfshihet

1) Akomodimi për 6 netë në Messonghi Beach Holiday Resort 4 Yje buzë plazhit.
2) Shërbimi All Inclusive në resort.
3) Shezllonet e Pishines.
4) Asistenca me guidë (shoqërues) shqiptar gjatë qëndrimit në resort.
5) Transferta Tiranë – Korfuz – Tiranë.
6) Bileta e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë.
7) Ekskursioni në plazhin Paleokastrica (transfertë + guidë).
8. Ekskursioni në qytetin e Këlkyrës (transfertë + guidë).

Në çmim nuk përfshihet

a. Taksa turistike 7€ dhoma për natë e cila paguhet në recepsion.
b. Shezllonet e Plazhit fillon nga 6€ dita (çadra + 2 shtretër).
c. Ekskursioni opsional në ishujt Paxos – Anti Paxos.

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar).
➤ DURRËS: Ora 00:50 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 245€
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 395€

Shënim: Kjo politike hyn në fuqi vetëm nëse fëmijet akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————
SHËRBIMI ALL INCLUSIVE
➤ MËNGJESI: 7:00 – 9:30.
➤ APERITIV: 10:30 – 12:00 (kafe, çaj, ëmbëlsira dhe biskota).
➤ DREKA 12:30 – 14:30.
➤ APERITIV: 16:00 – 18:00 (kafe, çaj, ëmbëlsira dhe biskota).
➤ DARKA: 18:00 – 20:00.
Gjatë shijimit  të vakteve (mëngjes + drekë + darkë) shërbehet birrë kriko, verë, pije j0-alkolike, ujë mineral.
➤ PIJET E NGROHTA, PIJET E FTOHTA  (Alkoolike & Jo-Alkoolike), AKULLORE: 10:00 – 23:00.
PIJET E NGROHTA: Kafe Filtër dhe Caj.
PIJET E FTOHTA: Birre Kriko, Vere, pije jo-alkolie, pijet alkolike vendase.
(**Kafe ekspres, kapucino, nescafe, kafe fredo, ujë mineral me shishe, nuk janë të përfshira në shërbimin e All Inclusive por janë me pagesë ekstra).
➤ Check in në Hotel bëhet pas orës 14:00.
➤ Check out në Hotel bëhet jo më vonë se ora 11:00.
➤ Shërbimi fillon me Drekën e Ditës së Parë dhe përfundon me Mëngjesin e Ditës së fundit.
➤Wireless është i përfshirë në shërbimin e All Inclusive.

——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.

——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhomë teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëtoni pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vete Operatorëve Lokal që mundësojnë këto shitje.
Për çdo ndryshim në lidhje me keto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të sugjeruara
PLAZH NË ZAKYNTHOS – Hotel Strada Marina 4⭐ – 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Korrik 🔸 10 Korrik 🔸 17 Korrik 🔸 24 Korrik 🔸 31 Korrik / 🔹 1 Gusht 🔹 5 Gusht 🔹 9 Gusht 🔹 13 Gusht 🔹 17 Gusht 🔹 21 Gusht 🔹 25 Gusht 🔹 29 Gusht
Shiko Detaje
PLAZH në KAPRI - AMALFI - POSITANO - ISHCIA –– 5 Ditë (4 Netë) ➡Nisje 🔹7 Korrik 🔹14 Korrik 🔹21 Korrik 🔹28 Korrik 🔸1 Gusht 🔸6 Gusht 🔸11 Gusht 🔸16 Gusht 🔸20 Gusht 🔸26 Gusht
Shiko Detaje
LIQENI KOMO - LUGANO - MILANO –– 2 Ditë (1 Natë) ➡Nisje 🔸13 Shtator 🔸20 Shtator 🔸27 Shtator
Shiko Detaje
PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Royal Grand Hotel – 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Korrik 🔸 7 Korrik 🔸 11 Korrik 🔸 15 Korrik 🔸 19 Korrik 🔸 23 Korrik 🔸 27 Korrik / 🔹 1 Gusht 🔹 5 Gusht 🔹 9 Gusht 🔹 13 Gusht 🔹 17 Gusht 🔹 21 Gusht 🔹 25 Gusht 🔹 29 Gusht
Shiko Detaje
PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Royal Grand Hotel – 7 Ditë (6 Netë) ➡ Nisje 🔸26 Qershor 🔹2 Korrik 🔹8 Korrik 🔹14 Korrik 🔹20 Korrik 🔹26 Korrik 🔸1 Gusht 🔸7 Gusht 🔸13 Gusht 🔸19 Gusht 🔸25 Gusht 🔸31 Gusht
Shiko Detaje
NAPOLI - KAPRI - AMALFI –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹17 Maj 🔹24 Maj
Shiko Detaje