Ljubljana
Liqeni Bled
Liqenet e Plitvices
Zagreb
Trogir
Nisje 23 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 299€
JANAR 2025
Nisje 2 Janar — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 299€
HOTELET
Akomodimi në Hotele 4 Yje : 1 natë në Zagreb, 1 natë në Ljubljanë, 1 natë në Trogir
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1 : ZAGREB
Prezantimi në stacion me Guidën tonë dhe nisja e udhëtimit.
Nisja bëhet një ditë përpara udhëtimit, me nisje nga Tirana në orën 22:00 dhe nga Durrësi në orën 21:00.
Udhëtimi vazhdon në drejtim të Zagrebit, përmes Malit të Zi dhe bregut të Dalmacisë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Zagreb akomodohemi në hotel.
Pas nje pushimi te shkurter ne hotel, fillojmë vizitën në Zagrebin, kryeqyteti i Kroacisë.
Ky qytet është një përzierje e arkitekturës historike dhe jetës moderne urbane. Ndërmarrim një shetitje në rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër dhe vizitojmë monumentet kryesore. Ura mbi lumin Sava është një tjetër vend i rëndësishëm.
Pas vizitave kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Dita 2: LJUBLJANA – LIQENI BLED
Pas mëngjesit në hotel.
Më pas vazhdojmë për në Liqenin e Bledit, ku mund të shijojmë pamjet përrallore të natyrës.
Vizitat tona vazhdojnë në Lubjanë, ku eksplorojmë qytetin e vjetër, Katedralen e Shën Nikollës, Urën e Dragoit dhe Kalasë së Ljubljanës.
Dita përfundon me një shëtitje në Parkun Tivoli të Ljubjlanës
Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Dita 3: LIQENET E PLITVICES
Pas mëngjesit, nisim udhëtimin drejt Parkut Kombëtar Plitvice, një park i mahnitshëm me 16 liqene të kristalta dhe ujëvara të mrekullueshme.
Shëtitja në këtë park natyror është një eksperiencë unike.
Më pas, vazhdojmë drejt Trogirit për të përfunduar me akomodimin në hotel.
Mbrëmje e lirë në Trogir, në qytetin bregdetar të Dalmacisë.
Dita 4: TROGIR
Pas mëngjesit, vazhdojmë me vizitën në Trogir, një qytet historik me arkitekturë mbresëlënëse. Fillojmë me Katedralen e Shën Lovros dhe Pallatin Cipiko, kalojmë te Kalaja Kamerlengo dhe Sheshi i Qytetit për të parë Kullën e Orës. Vizitojmë gjithashtu Portën e Veriut dhe Manastirin Benediktin. Vizita përfundon me një ecje nëpër rrugicat e ngushta dhe Urën e Vjetër që lidh Trogirin me ishullin Çiovo.
Pas vizitave nisemi për kthimin në Tiranë.
Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe kthimi në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje vonë.
Në çmim përfshihet
1) Transporti sipas pogramit me autobuz komod vatjie – ardhje dhe te gjitha shetitjet
2) Akomodimi ne Hotele 4 Yje ne Zagreb naten e pare
3) Akomodimi ne Hotel 4 Yje ne Ljubljane naten e dyte
4) Akomodimi ne Hotel 4 Yje ne Trogir naten e trete.
5) Mëngjeset në restorantin e hoteleve perkatese
6) Perdorimi i pishines se mbyllur ne hotelet qe e disponojne
7) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
Në çmim nuk përfshihet
a) Taksa turistike te cilat paguhet ne recepsion
b) Drekat dhe darkat gjatë ditëve të udhëtimit
c) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
Shenime:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 22:00 (nje dite perpara udhetimit) nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 21:00 (nje dite perpara udhetimit) nga stacioni trenit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç për akomodim me 2 të rritur në dhomë paguajnë €45 më pak nga cmimi i afishuar
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.