VIZITOJMË
Barcelonë
Montserrat
.
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
TETOR 2024
Nisje 3 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 349€
Oraret e Fluturimi:Nisja 3 tetor 09:55 nga Tirana (mberritja ne 12: 35 ne Barcelone) – Kthimi 5 tetor 22:25 nga Barcelona (mberritja 01:00 ne Tirane)
–
Nisje 10 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 349€
Oraret e Fluturimi:Nisja 10 tetor 09:55 nga Tirana (mberritja ne 12: 35 ne Barcelone) – Kthimi 12 tetor 22:25 nga Barcelona (mberritja 01:00 ne Tirane)
–
Nisje 17 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimi:Nisja 17 tetor 09:55 nga Tirana (mberritja ne 12: 35 ne Barcelone) – Kthimi 19 tetor 22:25 nga Barcelona (mberritja 01:00 ne Tirane)
–
Nisje 24 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimi:Nisja 24 tetor 09:55 nga Tirana (mberritja ne 12: 35 ne Barcelone) – Kthimi 26 tetor 22:25 nga Barcelona (mberritja 01:00 ne Tirane)
–
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Barcelonë për 2 netë
.
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: BARCELONE
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin minimumi 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. (2 orë : 20 min)
Pas mbërritjes në Barcelonë dhe procedurave doganore: Në shoqërinë e guidës udhëtojmë me autobuz për të vizituar Akuariumin e Barcelonës ku do të qëndrojmë edhe për drekë. Në pasdite do të kalojmë nga lagjia tradicionale e Barcelonës, Barceloneta. Vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës si dhe Muzeun e Pablo Picasso.
Akomodimi në hotel në Barcelonë.
Mbrëmje e lirë.
Dita 2: BARCELONE
Mëngjesi në hotel.
Nisemi për të vizituar një nga atraksionet më të jashtëzakonshme arkitektonike të Barcelonës ku do na krijohet ideja se jemi në Dubai, do vizitojmë kompleksin hotelier WELA, i lartë 99 m dhe i ndërtuar në vitin 1999. Pas kësaj do të vizitojmë Krenarinë e Barcelonës ,kryeveprën e Antonio Gaudi, Bazilikën Sagrada Familia e cila është parashikuar të përfundojë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të punimeve në vitin 2026 .Pas vizitës në Sagrada di Familia do të nisemi për të vizituar parkun Guell, një park i nisur nga Gaudi por që nuk arriti të përfundohej. Më pas vizita jonë do të vazhdojë në Mitikun e Barcelonës në stadiumin Camp Nou.
Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia.
Në mbrëmje do mund të bëjmë një vizitë në Fontana Magica, për të shijuar shfaqjen me drita të një prej atraksioneve më mbresëlënës të Barcelonës.
Pas vizitave kthimi në hotel.
Dita 3: BARCELONE
Mëngjesi në hotel.
Në mëngjes do të vizitojmë fillimisht Sheshin Espanja si dhe kodrën Montjuik ku gjenden Muzeu Kombëtar i Artit Katalan, Kullat Veneciane, Panairi i Barcelonës i vitit 1926, Stadiumet e Lojërave Olimpike Barcelona ’92. Do të zbresim kodrën edhe do të vizitojmë Portin e Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Bulevardin Las Ramblas si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.
Transferta më pas për në aeroportin e Barcelonës.
Pas proceduravce doganore, Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. (2 orë : 25 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.
2. Transferta në hotel dhe Shëtitjet me autobus sipas programit
3. Akomodim në hotel për 2 netë në Barcelonë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 30 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat gjatë ditëve të udhëtimit
b. Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
.
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Opëratorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.