Çfarë duhet të përmbajë valixhja juaj këtë verë?
“Çfarë duhet të përmbajë valixhja jonë këtë verë?”- është pyetja që ne i bëjmë vetes pasi rezervojmë pushimet tona verore. Përgatitja e valixhes është një nga pjesët më të rëndësishme të planifikimit të një udhëtimi.
Në vijim do t’ju prezentojmë me 6 produktet që VEA Travel ju rekomandon të keni në valixhen tuaj një destinacion turistik veror:
- Rroba plazhi. Kur shikojmë destinacionet turistike verore, rrobat e plazhit janë produkti i parë që na vjen në mendje. Gjëja kryesore fillon nga rrobat e plazhit/banjes, sic janë: bikini, shorts, sandalet si dhe shalli mbulues.
- Rrobat e freskëta dhe rehatshme. Ju duhet të keni edhe disa rroba të freskëta dhe rehatshme për t’i veshur në momente kur nuk jeni në plazh. Për shembull: veshjet e ndryshme me përmbajtje lino janë produktet ideale në një temperaturë të lartë. Megjithatë mos harrojmë edhe një bluze të hollë me mëngë të gjata, për mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta.
- Krem mbrojtës nga dielli. Në një destinacion të ngrohtë turistik, drita diellit mund të jetë shumë e fortë dhe e dëmshme për lëkurën tuaj. Prandaj, duhet të keni me vete patjetër një krem mbrojtës nga dielli me faktor mbrojtës të lartë (SPF).
- Kapele dhe syze dielli. Kapelet dhe syzet nga dielli janë aksesorë të rëndësishëm në një destinacion veror. Përvecse do t’ju ndihmojnë të mbuloni kokën dhe fytyrën nga rrezatimi diellor, ato plotësojnë pamjen tuaj verore.
- Pajisjet elektronike. Një power bank rezerve është zgjidhja e duhur për të pasur bateri që jeton gjatë në telefonin tuaj. Në mënyrë që të dokumentoni çastet tuaja më të bukura gjatë pushimeve, do t’iu vijnë në ndihmë edhe aparatit fotografik ose aparati celular.
- Çanta emergjencës. Duhet të jemi të gatshëm për çdo rast të papritur dhe këtu hyn në lojë çanta emergjencës. Ajo zakonisht përmban medikamente bazë mjekësore, kremërat pas djegies nga dielli, produktet higjenike femërore.
Këto janë 6 produktet esenciale që duhet të përmbajë valixhia juaj për një udhëtim veror. Në fund, mos harroni të hidhni dhe një sy ofertave tona më In për këtë sezon veror.
Shijoni aventurën!